Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u irritua dukshëm nga pyetja e një reporter të ABC News, gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë pas takimit me Joe Biden. Gazetari e pyeti Putin në lidhje me trajtimin që ai u bën kundërshtarëve politikë. “Nëse të gjithë kundërshtarët tuaj politikë janë të vd ek ur, në b urg, të he lm uar… A nuk dërgon kjo mesazh se nuk doni një lu f të politike?” pyeti ai.

Putin i irrituar i tregoi trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA dhe tha se Rusia nuk e dëshiron atë lloj k ao si brenda kufijve të saj. “Njerëzit ngritën krye dhe hynë në Kongres me kërkesa politike. Ata u k ër cë nuan me bu rgi m për 20-25 vjet … Mbi çfarë bazash, ne nuk e dimë gjithmonë,” tha Putin.

Ai theksoi se Rusia nuk do të jetë si SHBA. “Ne simpatizojmë atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara por nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë në Rusi.”  Takimin që zgjati rreth tre orë e gjysmë me Joe Biden në Gjenevë, Putin e cilësoi si konstruktiv dhe të frytshëm. Ndër të tjera ia tha se ranë dakord që të kthejnë diplomatët e dë buar nga vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Putin nuk kursye edhe komplimentet për Joe Biden, duke e cilësuar këtë të fundit si “burrë shteti me përvojë”. Sipas presidentit rus, Biden është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump.