Kryeministri Edi Rama premtoi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ar dhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve të vogla që hapen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin.