Në fjalën e tij në Kongres, Kreu i PS Rama vlerësoi maksimalisht rolin e Gramoz Ruçit për modernizimin dhe forcimin e socialistëve.
“Shumë e mendojnë Gramozin si një konservator, i cili rri aty në majë të Parlamenti si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, pa instagram dhe me të cilin më mirë të mos ngatërrohesh se të gjen belaja. Askush nuk e ka ditur e jo më ta gjejë Gramozin për 30 vjet me 2 kryetarë njëri nga më ‘allasoj’ se tjetri, njëri me anti parti se tjetri. Sikur Fatos Nano të mos kishte Gramozin që mbante rreshti dhe sikur të mos ishte Gramozi që më mbante mua PS do të ishte lëshuar me kohë e me vakt si ‘shallvaret’ e mia. Ishte edhe ai që të dyve ne, Fatosin më parë dhe mua më pas na ka dhënë sigurinë dhe mbështetjen që të hapnin shtigjet e reformave pa na ardhur stuhia e kundërshtive që përplasen te dera e shokut Gramoz dhe na jepnin neve mundësinë që të vijonim. Sikur të ishin të tërë konservator si Gramozi historia e politikës të së shkuarës do ishte lënë me kohë pas. O sa mirë do të ishte sikur shembulli i tij të ishte rregulli dhe jo përjashtimi në këtë familje. Të falënderoj nga thellësia e zemrës i dashur Gramoz, shumë i respektuari shoku Gramoz, dhe shumë i nderuari zoti Gramoz për gjithçka je. Unë të uroj labçe ‘të na rrosh sa malet shoku Gramoz'”, tha Rama.