Leonardo Spinazzola është lojtari më i dalluar deri tani tek Italia në Euro 2020. 28-vjeçari po shfaqet fantastik në krahun e majtë dhe paraqitjet pozitive kanë rënë në sy të disa klubeve të njohura. Carlo Ancelotti është fiksuar me anësorin e Romës dhe e do në skuadër te Real Madrid. Garës për shërbimet e Spinazzolës i është bashkuar edhe Chelsea.

Il Messaggero shkruan se fituesit e Champions League kanë nxjerrë në shitje Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri, dhe po përgatisin një ofertë për futbollistin italian.

Çmimi i titullarit të kombëtares së kaltër po rritet dhe Roma nuk do refuzonte shitjen e tij për një shumë të majme, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur lojtarin në kryeqytet.