Në zonat e Librazhdit vijojnë investimet në bujqësi për të lehtësuar punën e fermerëve në prag të sezonit të vaditjes. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra pa nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Rrinës në Librazhd.

Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit. Në fjalën e tij Balla tha se “ky është një kanal që mbulon disa fshatra dhe natyrshëm që investimi në këtë kanal ka qenë një domosdoshmëri”.

“Me përfundimin e punimeve të këtij kanali ne përmbyllim një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin e kanaleve vaditëse”, deklaroi Balla.