Cristiano Ronaldo i shënoi për herë parë Gjermanisë, por nuk ishte e thënë të fitonte ndaj saj. Por CR7 është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Manuel Neuer.

Ndonëse nuk luan në Bundesligë, sulmuesi portugez i ka shënuar portierit gjerman plot 10 herë. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër ndaj Neuer.

E thënë ndryshe, portugezi është kthyer në një makth të vërtetë për portierin e Bayernit. Ronaldo i ka shënuar 9 herë të tjera kur ishte me Real Madrid, në përballjet me Bayern Munchen.