Risia e madhe e Kampionatit Evropian që përuronte mijëvjeçarin e ri ishte se UEFA për herë të parë i organizonte finalet e një Evropiani në dy shtete njëkohësisht. Të zotët e shtëpisë, në këtë rast, janë Belgjika dhe Holanda, dy shtete të ndryshme, por me kulturë të afërt. Me një vend më pak në dispozicion, skuadrat e renditura të dytat në kualifikuese do të luajnë në “play-off”, ndërsa e dyta më e mirë e pret direkt biletën në finale. Privilegjin e ka Portugalia, ndërsa Anglisë i duhet “playoff”- i për të shkuar në Vendet e Ulëta. 1.12 milionë spektatorë e ndoqën kampionatin në stadiume me një mesatare për ndeshje prej 36.220 personash. Kjo pjesëmarrje ishte më e ulët se në “Angli 1996”. 2.74 gola për ndeshje (85 në total) u shënuan në 31 takimet e “Euro 2000”, mesatare më e ulët se ajo e 4 vite më parë.

Kualifikueset nuk dhuruan ndonjë surprizë të veçantë. Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja e mbyllën në krye të grupeve të tyre përkatëse. Befasi e vendeve të para të Norvegjisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë, si dhe Suedisë që rendit Anglinë në vendin e dytë. Play-offet shpërblejnë ekipin kombëtar anglez (Skocia paguan çmimin), Sllovenia dhe Danimarka (të cilat respektivisht i mohojnë Ukrainës dhe Izraelit ëndrrën e një kualifikimi të parë historik) dhe së fundmi Turqinë, e cila eliminon Irlandën.

Euro 2000 konsiderohet si një nga turnet më të mira të të gjitha kohërave, kryesisht për shkak të emocioneve që krijoi. Ndeshje të mrekullueshme, disa performanca të jashtëzakonshme individuale dhe atmosfera fantastike e krijuar, veçanërisht nga mbështetësit holandezë, e bëri atë një turne të paharrueshëm. Duke marrë në konsideratë të gjithë këtë, edicioni 2000 është vlerësuar për numrin e  golave të shënuar, me mesatarisht 2.74 gola për ndeshje – rekordi më i lartë deri më tani. Përveç kësaj, u vendos një rekord tjetër që qëndron ende: gjashtë ndeshje prodhuan pesë ose më shumë gola, dhe të dyja gjysmëfinalet dhe finalja gjithashtu kaluan në kohën shtesë.

Edhe pse stadiumet në Euro 2000 ishin të mbushura me ngjyrën portokalli, ngjyra e turneut ishte përfundimisht blu. Pas suksesit në Kupën e Botës 1998, Franca u pa si një nga favoritët për të realizuar të pamundurën: Fitimin e Botërorit dhe Evropianit. Asnjë skuadër nuk e kishte arritur kurrë atë para turneut Euro 2000, por Les Bleus po kërkonte të vendoste emrin në historinë e futbollit.

Njëmbëdhjetë skuadra që morën pjesë në Kampionatin Evropian në Angli katër vjet më parë gjithashtu arritën në Euro 2000. Numri i shteteve u rrit nga 47 në 49. Me 14 skuadra që kishin të drejtën të siguronin pjesëmarrjen, u vendos për një format ndryshe. 49 ekipet ndaheshin në nëntë grupe. Nëntë të parat e grupit kualifikoheshin direkt në Evropian. Nga nëntë vendet e dyta, më e mira kualifikohej direkt, kurse tetë skuadrat tjera luftonin për katër vende.

Po kështu, kishte disa kombëtare që u rikthyen pasi munguan në turnet e mëparshme, duke përfshirë një nga organizatorët, Belgjikën, Suedinë dhe Jugosllavinë, për të cilët ishte turneu i parë i madh pas përjashtimit të vitit 1992. Norvegjia dhe Sllovenia ishin të vetmet vendet që bënë debutimin e tyre.

Ekipet Pjesëmarrëse

Ajo që hap finalet është Belgjika, e cila mund Suedinë në Heysel. Në Grupin B ndodhen gjithashtu Italia me Turqinë. Të kaltrit u përgjigjen organizatorëve me një penallti bujare akorduar Inzagit, i cili e realizon vetë. Në ndeshjen e dytë është radha e Tottit për të shkëlqyer. Goli i romanistit dhe Fiore mjaftojnë për ta kaluar Belgjikën dhe duke hipotekuar vendin e parë, i lejojnë vetes të bëjnë rotacion me Suedinë në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, surpriza Turqi e lë në shtëpi Belgjikën falë një dopietë të Hakan Şükür. E mbyllin me pikë të plota grupin edhe Holanda, Portugalia. Ndërkohë Spanja zhgënjen me Norvegjinë, por i mjafton fitorja me Slloveninë dhe Jugosllavinë për të shkuar në çerekfinale. Grupi A është grupi i surprizave.

Portugalia tani kishte të pjekur gjeneratën e kampionëve të botës për të rinj. Kualifikimi për në gjysmëfinale nuk do të kishte qenë ndoshta aq befasi sikur të mos ishin në një grup me Gjermaninë dhe Anglinë, ndoshta dy kombëtaret më të mira të katër viteve më parë. Por, të dy fuqitë evropiane, sidomos Gjermania, kishin trajnerët më të këqij në historinë e tri dekadave të fundit së paku. Ndërkohë të përzgjedhurit, sidomos anglezët ishin jashtëzakonisht të mirë. Por, diçka nuk funksionoi, mbi të gjitha përgatitja psikologjike. Tek Gjermania mungonte kohezioni ekipor dhe teknik.

Portugalia e kalon lehtë rivalen e radhës Turqinë falë dopietës së Nuno Gomes. Nuk e ka të vështirë as Italia e Zofit, e cila kalon Rumaninë falë golave të Tottit dhe Inzaghi në pjesën e parë, ndërsa Haxhi në të dytën shfryn zemërimin duke e dërguar Conten në spital. Në ndeshjet e tjera Holanda dhuron spektakël me Jugosllavinë duke e mundur 6-1, ndërsa Zidane udhëheq Francën drejt gjysmëfinales pas fitores 2-1 me Spanjën. Megjithëkëtë, Portugalia nuk është befasia e këtij edicioni. Nuk është as Turqia të cilën mposhtën në çerekfinale.

Turqit vinin nën orkestrën e Fatih Terim – perandorit, sulltanit të futbollit turk që kishte nxjerr një gjeneratë kampionësh. Galatasaray kishte fituar Kupën e UEFA-s, dhe pas një muaji do të fitonte edhe Super Kupën e Evropës duke mposhtur Realin e Madridit. Hakan Şükür kishte shënuar dy gola nga një sulmues tipik si ai për të dërguar turqit në çerekfinale. E aty, Portugalia thjesht ishte më e mirë duke detyruar turqit të shtyjnë për disa vite befasinë e tyre në Evropian.

Pikërisht “gjelat”, janë ata që nisin gjysmëfinalet kundër Portugalisë. Nuno Gomes duket se do të vazhdojë ëndrrat e luzitanëve, por francezët barazojnë me Henry në pjesën e dytë, dhe Zidane shënon me penallti pas prekjes së topit me dorë nga Conceição në minutën e 117-të të shtesës.

Në “Amsterdam Arena” favoritët e Holandës duhet të japin gjithçka me Italinë. Fati është me ta, kur e çojnë ndeshjen deri te penalltitë. Toldo do të presë dy penallti dhe ajo e humbur nga Zenden, mjaftoi për të shkuar në finalen e Roterdamit për herë të dytë në histori.

Në një finale të mbushur me yje, gjelat me një yll në fanellë ngritën lartë trofeun e kampionatin Evropian. Në epokën 8-vjeçare të “golit të artë” vetëm dy lojtarë e shfrytëzuan atë maksimalisht, Oliver Bierhoff në finalen e “Angli 1996” dhe David Trezegeuet 4 vjet më pas. Heroi i fundit i golit të shtesës që vuloste fituesin nuk beson se do të ketë një finale më dramatike se Francë-Itali. Franca kampione bote luan finalen e dytë në dy vite. Por, italianët treguan gjatë turneut se nuk janë inferiorë.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Italia e nis më mirë të dytën duke shënuar me Delvecchio. Hyn Del Piero, por në 2 raste nuk ndëshkon Bartezin. Franca i provon të gjitha, fillimisht hyn Trezeguet dhe më pas Wiltord në vend të Piresit dhe Lizarazu. Duket gjithçka e përfunduar, por në minutën e katërt shtesë Montela që zëvendësoi Delvecchio humbet topin dhe nis Francën në kundërsulmin e fundit të ndeshjes. Topi largohet keq nga mbrojtja dhe sulmuesi i Bordosë vjen nga e djathta, duke lëshuar diagonalen që e çon finalen në shtesë. Italia shokohet, ndërsa zëvendësimet ishin perfekte. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë të shtesës, Pires zbret nga e majta dhe krosimi i ulët gjen Trezeguet, i cili në rrotullim e sipër i dhuron Francës trofeun e dytë dhe e lë Italinë në lot. Kampionët e botërorit të vitit 1998, fituan edhe Evropianin e vitit 2000. Në një botë me yje, fati iu buzëqeshi më të mirëve.

Befasia- Rumania

Rumania mbetet befasia e këtij Evropiani pasi që mbyllej cikli i një gjenerate që kishte arritur deri në çerekfinale të botërorit. Hagi, Popescu, Petrescu, Stelea, Munteanu, Belodedici, Lupescu tani kishin kaluar zenitin. Fitorja ndaj Anglisë, kishte kaluar rumunët në çerekfinale. Iu kishin bërë ballë me sukses gjermanëve.

Hagi i cili ishte kthyer nga pensionimi për të dërguar rumunët në Evropian, kishte lënë shokët në vështirësi në dy ndeshje. Pasi ishte ndëshkuar me të verdhë në dy ndeshjet e para ai kishte munguar kundër Anglisë. Kundër italianëve pas një ore lojë kishte marr dy kartonë të verdhë për të shuar shpresat që tashmë ishin goxha të venitura pas pjesës së parë të ndeshjes kur kishin shënuar Inzaghi dhe Totti.

Chivu, Mutu, e Ilie do të duhej të merrnin mbi supe Rumaninë pas kësaj ngjarjeje, por kjo nuk ndodhi. Rumunët kishin shpresuar shumë, ndoshta për një renditje më të mirë për të përmbyllur këtë cikël të artë lojtarësh. Kishin angazhuar edhe trajnerin e tyre më të mirë, Emerich Jenei, por çerekfinalja që mbetet maksimumi në kampionate evropiane kishte qenë kufiri. Ndoshta po të mos kishte një Angli pa udhëheqës teknik të zotë, dhe Gjermania më e dobët ndonjëherë, grupet do të kishin qenë finalja e tyre.

Ndeshjet

Formula është ajo e përdorur tashmë në edicionin e mëparshëm: katër grupe me nga katër skuadra secila, dy të parat e klasifikuara kalojnë raundin dhe pastaj ka një eliminim të drejtpërdrejtë.

GRUPI A

Skuadra N. F B H P
Portugali 3 3 0 0 9
Rumani 3 1 1 1 4
Angli 3 1 0 2 3
Gjermani 3 0 1 2 1

GJERMANI – RUMANI 1-1

PORTUGALI – ANGLI 3-2

RUMANI – PORTUGALI 0-1

ANGLI – GJERMANI 1-0

ANGLI – RUMANI  2-3

PORTUGALI – GJERMANI 3-0

GRUPI B

Skuadra N. F B H P
Itali 3 3 0 0 9
Turqi 3 1 1 1 4
Belgjikë 3 1 0 2 3
Suedi 3 0 1 2 1

 

BELGJIKË – SUEDI 2-1

TURQI – ITALI 1-2

TURQI – BELGJIKË 2-0

SUEDI – TURQI 0-0

TURQI – BELGJIKË 2-0

ITALI – SUEDI 2-1

GRUPI C

Skuadra N. F B H P
Spanjë 3 2 0 1 6
Jugosllavi 3 1 1 1 4
Norvegji 3 1 1 1 4
Slloveni 3 0 2 1 2

 

SPANJË – NORVEGJI 0-1

JUGOSLLAVI – SLLOVENI 3-3

SLLOVENI – SPANJË 1-2

NORVEGJI – JUGOSLLAVI 0-1

JUGOSLLAVI – SPANJË 3-4

SLLOVENI – NORVEGJI 0-0

GRUPI D

Skuadra N. F B H P
Holandë 3 3 0 0 9
Francë 3 2 0 1 6
Çekia 3 1 0 2 3
Danimarkë 3 0 0 3 0

 

FRANCË – DANIMARKË 3-0

HOLANDË – ÇEKIA 1-0

ÇEKIA – FRANCË 1-2

DANIMARKË – HOLANDË 0-3

DANIMARKË – ÇEKIA 0-2

FRANCË – HOLANDË 2-3

ÇEREKFINALET

TURQI – PORTUGALI 0-2

ITALI – RUMANI 2-0

HOLANDË – JUGOSLLAVI 6-1

SPANJË – FRANCË 1-2

GJYSMËFINALET

FRANCË – PORTUGALI 2-1

ITALI – HOLANDË 0-0

(Pas 120 minutave, fitoi Italia me 11-metërsha 3-1)

FINALJA (2 KORRIK, ROTERDAM)

FRANCË – ITALI 2-1

(koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Vendosi Trezeguet me “golden goal” në minutën e 103-të të shtesës)

TOP 11

Francës i takoi të kishte një futbollist më shumë në formacionin më të mirë të Evropianit, por gjeografia e shpërndarjes në “Euro 2000” ishte shumë e gjerë. “Tulipanët” u ngushëlluan disi, pasi arritën të fitonin një gjysmë trofe në “Euro 2000”, të golashënuesit. Patrick Kluivert mbyll finalet në kuotën e 5 golave. 3 prej tyre, ai shënoi në çerekfinalen me Jugosllavinë, të cilën e mposhtën 6-1. Por sulmuesi do të shënonte edhe në ndeshjen në grup përballë Danimarkës dhe Francës. Në të njëjtën kuotë golash u rendit edhe sulmuesi Jugosllavisë, Savo Milošević. Nuno Gomes i Portugalsë shënoi 4 gola. Ndërkohë në kuotën e 3 golave ishin pot 3 lojtarë.

Patrick Kluivert

PORTIER: Francesco Toldo (Itali)

MBROJTËS: Laurent Blanc (Francë)

MBROJTËS: Lilian Thuram (Francë)

MBROJTËS: Fabio Cannavaro (Itali)

MBROJTËS: Paolo Maldini (Itali)

MESFUSHOR: Patrick Vieira (Francë)

MESFUSHOR: Zinédine Zidane (Francë)

MESFUSHOR: Luís Figo (Portugali)

MESFUSHOR: Edgar Davids (Holandë)

SULMUES: Patrick Kluivert (Holandë)

SULMUES: Francesco Totti (Itali)

SI