Sali Berisha duket se gjithnjë e më tepër përcjell mesazhe të demokratët duke i lënë të kuptojnë se do të rikthehet në krye të tubimeve të Partisë Demokratike. Ndryshe nga herët e tjera kur përzgjidhte fotografi nga zyra e tij për të shoqëruar postimet, Berisha tashmë ka hapur arkivën duke kujtuar kulmet e veta politike si udhëheqës i demokratëve
Së fundmi ai përsëri ka publikuar një fotografi nga tubimi i zhvilluar në sheshin “Skëndërbej” gjatë kohës kur ai ishte kryetar i PD-së. “Miremengjes miq! sb”, shkruan Berisha teksa ndan edhe fotografinë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ditë më parë, ish kryeministri ka shpalosur mundësinë e rikthimit “de juro” në drejtimin e Partisë Demokratike.