Një lagje e re moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ndërtohet në Ishëm të Durrësit.
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako inspektoi sot punimet në zonën e Ishmit ku do të ndërtohet lagjja e re.
Në këtë terren, shoqata “Rrënjë Shqiptare” do të ndërtojë 44 banesa, një bibliotekë dhe njësi të tjera shërbimi.
“Një lagje moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të jetojnë në shtëpi të reja dhe shumë më të sigurta se ato që kanë patur”, tha Sako.