Për herë të parë, prindërit apo kujdestarët ligjorë regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike. Regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania.

Hapat e procedurës: Në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”. Emri i shkolles në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.

Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do te shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës. Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit. Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka publikuar edhe një video me hapat e procedurës së regjistrimit, që zgjat vetëm 1 minutë!