Sekretari gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth theksoi se është koha për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i integrimit europian.
Roth, i cili përmes platformës online iu bashkua takimit “BE pas epokës së Angela Merkelit” vuri në dukje se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit është në BE dhe se ata kanë mbështetje të plotë të Gjermanisë dhe Unionit në procesin e pranimit në BE.
“Unë jam i bindur se jemi në rrugën e duhur dhe Ballkani Perëndimor ka dhe do të ketë angazhimin tonë të veçantë”, theksoi ai.
Në këtë kontekst, ai shprehu kënaqësinë me heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor nga 1 korriku dhe që kontributi për bashkëpunim më të mirë do të jepet nga RYCO – Zyra Rajonale e Rinisë, e cila është një nga kontributet dhe produktet e dukshme të Procesit të Berlinit dhe përmes shkëmbimeve shkollore.
Roth gjithashtu theksoi programin IPA 3 dhe investimet e tjera, të cilat, siç tha ai, veçohen përveç theksit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor.