I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, me Nisida Tufën në News24, deputeti i zgjedhur më 25 prill, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kryetar në PD, parashikuar për ditën e nesërme.
Salianji u shpreh i bindur në një fitore të kryetarit aktualit Lulzim Basha ndërsa komentoi kandidatët e tjerë në këtë garë.
“Dita e nesërme tregon qartë që në PD ka garë, madje edhe tejkalim të normave etike të një gare brenda partie politike me ashpërsimin e gjuhës me akuzat që edhe kundërshtari politik ka qenë i kompleksuar që t’i bëjë apo t’i thotë. PD ka demokraci të brendshme, ka garë madje mund të konkurojnë për kryetar të PD edhe njerëz që në 30 vite nuk kanë patur asnjë lidhje me PD, por mjafton të jenë në PD anëtar e të kenë ambicie.” tha Salianji, ndërsa shtoi se dita e nesërme është një ditë shumë e rëndësishme për PD, për të treguar mbështetjen pas një dëshpërimi që vjen pas masakrës zgjedhore. Për Salianjin z.Basha do të ketë një fitore me diferencë ndaj kandidatëve të tjerë.
“Pjesëmarrja e nesërme në votim, tregon mbështetje masive për PD, bashkë me mbështetjen për PD. Ka një mbështetje masive ndaj z.Basha dhe do të ketë një fitore me diferencë, por nga ana tjetër një pjesë e demokratëve mendojnë se një pjesë e demokratëve mendojnë se duke qenë se është një fitore e sigurtë, mund të mos shkojnë të votojnë. I bëj thirrje kujtdo që të shkojë të marrë pjesë në votime, sepse është një ditë shumë e rëndësishme për PD dhe për të treguar forcën që ka kjo parti në momente kritike.” u shpreh Salianji.
Duke komentuar tre kandidatët e tjerë në garë, Salianji u shpreh se asnjë prej tyre nuk e gëzon profilin e kryetarit të Partisë.
“Janë njerëz që në aktivitetin e vet politik, nuk kanë spikatur në ndonjë gjë. Nuk është se janë njerëz që në 4 vite, nuk është se janë njerëz që në 4 vite, kanë patur një diferencë parimore, apo në qëndrime në moral apo në aktivizëm, sakrificë, përballje etj. Janë njerëz që për interes qartësisht personal, jo të PD, kanë hyrë në garë. Nuk janë njerëz betejash, nuk janë njerëz që kanë luftuar fort për PD-në, apo interesin publik, apo të jenë përfshirë në cdo debat publik. Ndaj nuk ka ndonjë gjë për t’u marrë me aktivitetin e tyre politik.
Nëse flasim për emra personal, gjithësecili ka kostot e veta, nga kandidati që ka 30 vite thotë, por përvec se nuk ka arritur askund në rritjen e profilit të vet politik, ka qenë një nga përgjegjësit kryesor qoftë në deformimin apo goditjen e degëve të PD, si sekretar i burimeve njerëzore, qoftë në cdo vendimmarrje tjetër të PD që ka qenë pjesë.
Zonja nuk ka qenë ndonjëherë aktive në PD, veçse aktivitizim të shtuar ndaj Lulzim Bashës. Dhe kam dyshim të arsyeshëm që përsa kohë mbrojnë teza të përdorura nga Edi Rama në të kaluarën mund të ketë edhe ndonjë sistesje për të krijuar një fabul tjetër brenda PD. Kështu që nuk ka ndonjë shqetësim e nuk besoj se do të kenë as peshë në votën e demokratëve.”- theksoi Salianji, por shtoi se asnjë prej tyre nuk e ka profilin për të qenë kryetar të PD.