Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Joe Biden në samitin që do të zhvillohet më 16 qershor do të negociojnë se çfarë duhet të bëhet për të vendosur në rrugën e duhur marrëdhëniet dypalëshe që janë tensionuar edhe më shumë se në periudhën e Lu ft ës së Ftohtë. Samiti, në të cilin Biden do të takohet për herë të parë ballë për ballë me Putinin pas zgjedhjes si president, ka një rëndësi historike në aspektin e diskutimit të marrëdhënieve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Rusia e cila përballet me sanksione nga vendet perëndimore që nga viti 2014 kur ajo aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë, nuk dëshiron të jetë pala e tensionit për të mos u dë mtuar edhe më shumë në aspektin ekonomik.
Sanksionet në fjalë kundër Rusisë së pasur me naftë dhe gaz natyror vazhdojnë në mënyrë të koordinuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë. Edhe pse për shkak të luhatjeve të çmimeve të naftës, nuk është e lehtë të matet kostoja vjetore që sanksionet amerikane shkaktojnë ndaj ekonomisë ruse, tregues të caktuar tregojnë se vendi ka humbur miliarda dollarë.
Për këtë arsye, Putini i cili ndodhet në situatën për të vepruar në mënyrë diplomatike, propozoi edhe metodën për një bisedë me Biden nëpërmjet internetit në mënyrë që ta ndjekë edhe populli. Në krye të temave që do të diskutohen në takimin Putin-Biden do jenë “su l met kibernetike”.
Akuzat që filluan me pretendimet për ndërhyrje kibernetike të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, kanë ardhur sërish në rend dite me s ul met e tjera të kryera deri më sot. Në s ul met që ende vazhdojnë ndaj disa institucioneve federale dhe kompanive në SHBA, mbrohet ideja se ka shenja ruse. Putin për këtë çështje do t‘i propozojë Bidenit formimin e një grupi pune të përbashkët me zyrtarë amerikanë. Një tjetër temë kryesore e cila pritet të diskutohet në tryezë është projekti i gazsjellësit “Nord Stream 2” i cili shtrihet nga Rusia në Europë. Pak kohë më parë Putin deklaroi përfundimin e pjesës së parë të projektit. SHBA-ja e cila dëshiron t‘i shesë Europës gazinqë posedon, e kundërshton këtë projekt mes Rusisë dhe Europës në aspektin tregtar dhe atë strategjik.
Po ashtu në rend dite mes dy liderëve do të jetë edhe kriza në Ukrainë e cila është fqinje me Rusinë. SHBA-ja kërkon që rajoni Donbas nën administrimin e separatistëve pro rusë në lindje të Ukrainës të kalojë nën kontrollin e qeverisë së Kievit dhe ajo është e shqetësuar nga forcimi i ushtarëve rusë për të cilët theksohet se ndodhen në afërsi të kufirit të Ukrainës.
Gjithashtu edhe shqetësimi për stërvitjet e NATO-s kohët e fundit në kufirin perëndimor dhe jugor të Rusisë është një temë tjetër të cilën pritet që Putin ta diskutojë në takimin me presidentin amerikan. Rusia ka njoftuar se ka vëzhguar një rritje të veprimeve ushtarake të NATO-s në kufijtë e saj perëndimorë. Një tjetër çështje për të cilën SHBA-ja është e shqetësuar për “demokracinë dhe çështjet e të drejtave të njeriut” në Rusi është edhe opozitari rus, Alexei Navalny i cili u b urgos nga një gjykim tjetër i mëparshëm për kor rupsion pas ardhjes së tij nga Gjermania ku ai u trajtua me pretendimin për helmim.
Lidhur me këtë temë pritet që Putin t‘ia shprehë personalisht Bidenit shqetësimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përfshirjen e çështjeve të saj të brendshme. Në takim pritet të diskutohet edhe çështja e stabilitetit strategjik si dhe parashikohet që të bisedohen çështjet lidhur me vendosjen e ar më ve bërthamore me rreze të mesme dhe disa probleme në Marrëveshjen për Pakësimin e Ar më v e të reja Strategjike (New START) të nënshkruar mes Rusisë dhe SHBA-së.
Krahas pikëpamjeve të ndryshme mes SHBA-së dhe Rusisë për Sirinë, Libinë, Afganistanin, Iranin dhe Bjellorusinë vlerësohet se në mesin e çështjeve që do vijnë në rendin e ditës do të jetë edhe armatosja në hapësirë. Dy liderët thuhet se do të shprehin mendimet e tyre për zhvillimin e çështjeve për të cilat mund të bashkëpunohet mes Rusisë dhe SHBA-së. Samiti do të ndiqet nga opinioni botëror dhe në të do të bisedohet edhe mbi marrëdhëniet e konsideruara nga zyrtarët rusë si më të ftohta se në periudhën e Luftës së Ftohtë