Fernando Santos, trajner i Portugalisë, ka motivuar të tijtë në prag të ndeshjes së 1/8-ave të Europianit kundër Belgjikës.

“Do të jetë si një finale, e para që duam të fitojmë për të patur mundësinë që të shkojmë deri në fund. Nuk duhet t’u lëmë hapësira. Ka shumë mundësi që ata të luajnë me tre lojtarë në mesfushë, me De Bruyne në pozicion të avancuar. Kanë shumë cilësi dhe ne do të duhet të mbrohemi mirë”, ka thënë Santos.