Njerëzit i drejtohet Google-t që nga pyetjet mbi receta gatimi, personazhe të famshëm e deri tek sëmundjet. Në fakt për këtë të fundit sugjerohet të mos lexohet online. Njerëzit nuk heqin dorë. Google është aty. Brenda në shtëpi. Në kompjuter ose në telefon. Ndaj edhe është i pari që pyetet sot. Po si të marrësh informacionin më të mirë, atë që jo të gjithë dinë ta gjejnë.

Kjo ose kjo Nëse po kërkon për diçka, por nuk të kujtohet për shembull emri i saktë, atëherë përdor fjalën “ose”, ose simbolin “I”.

Për shembull: Jennifer Aniston ose Lawrence. Përdor simbolet dhe sinonimet “~” këtë simbol mund ta përdorësh për të lidhur fjalë si “ushqim i shëndetshëm”. Kurse përsa i takon sinomimeve përdor sa më shumë fjalë që tregojnë të njëjtën gjë. Nuk i dihet se në cilin term i është referuar dikush që ka shkruar informacionin.

Kërko me website

Fuqia e yllit Nëse do të kërkosh diçka që të kujtohet pjesërisht, si për shembull 11.22.63, por nuk të kujtohet “63”, vendos yllin. Pra shkruaj: 11.22.*. Ky është një mesazh për Google që nuk të kujtohet dhe do të të ndihmojë vetë me rezultatin.

Kur shumë nga fjalët nuk të kujtohen Nëse s`mbani mend as gjysmën e fjalës provoni të shkruani fjalët e para dhe të fundit dhe të vendosni midis tyre ‘Around +’ (numrin e përafërt të fjalëve që mungojnë), si në foto.

Përdorimi i një afati kohor Ndonjëherë të duhet të dish ngjarjet që kanë ndodhur gjatë një periudhe të caktuar kohe. Për ta bërë këtë, mund të shtoni një kornizë kohore në pyetjen tuaj të kërkimit me ndihmën e tre pikave midis datave.

Fjalë të parëndësishme kërkimi Për të hequr fjalët e parëndësishme të kërkimit nga pyetja juaj, thjesht shkruani një simbol ‘-‘ para secilës fjalë. Për shembull, nëse doni të gjeni një faqe në lidhje me libra interesantë, por nuk po kërkoni t’i blini, mund të shkruani ‘Libra interesantë – blej’. Tiranapost/