SHBA-ja do të qëndrojë përkrah aleatëve europianë përballë Rusisë, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden para samitit të tij të parë me homologun rus, Vladimir Putin.
Në një artikull të publikuar sot në “Washington Post”, presidenti amerikan premtoi se do të konsolidojë aleancat demokratike të SHBA-së përballë krizave të shumta dhe kërcënimeve në rritje të Moskës dhe Pekinit.
Biden do të shkojë të mërkurën në Europë, ku do të marrë pjesë në samitet e G7 dhe NATO-s dhe do të takohet në Gjenevë më 16 qershor me Putin, në një periudhë tensionesh mes du fuqive rivale.
Uashingtoni ka sanksionuar Moskën për një mori arsyesh, akuza për ndërhyrje në zgjedhje, pirateri kompjuterike, spiunazh, shtypje që synon kundërshtarin Alexeï Navalny, kërcënim ushtarak që rëndon në Ukrainë, aneksim i Krimesë ukrainase …
Rusia është përgjigjur me kundërsanksione të shumta dhe të dy fuqitë nuk kanë ambasadorë në kryeqytetet e tyre përkatëse për disa javë.
Moska gjithashtu ka akuzuar NATO për aktivizimin ushtarak në kufijtë rusë me vendosjen e trupave dhe stërvitjeve.
“Ne jemi të bashkuar për t’iu përgjigjur sfidave të Rusisë ndaj sigurisë europiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë dhe nuk do të ketë dyshim për vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur vlerat tona demokratike, të cilat nuk mund t’i ndajmë interesat tona”, shkruan Biden./