Ka përfunduar mbledhja e Shoqatës së Bashkive, në të cilën është vendosur zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Në mbledhje ishin prezentë disa prej kryetarëve të bashkive, por ajo çka u vu re më shumë ishte mungesa e perzencës së vetë Voltana Ademit.

Më herët, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka dërguar letër përfaqësuesve të trupit diplomatik mbi shoqatën e kryebashkiakëve.

Ademi ka përsëritur letrën e dërguar më 24 maj por shqetësimet në lidhje me veprimet e pretenduara të anëtarëve të PS për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë. Ajo thotë se dyshimi nisi nga një email. Ademi kërkon që të monitorohen zhvillimet e fundit dhe të mos cenohen parimet e demokracisë teksa shton se email-i nënkupton se qëllimi është për të zgjedhur organe të reja drejtuese të shoqatës para se të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatë Kushtetuese për zgjedhjet e qershorit.