Shqipëria dhe Bullgaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht për projektin ambicioz dhe mjaft të rëndësishëm të Korridorit 8.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në takimin që zhvilloi me ministrin e Transportit të qeverisë bullgare, Georgi Todorov gjatë takimit zyrtar të delegacionit shqiptar në Bullgari, të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, diskutoi për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Balluku shprehet se, fokus i veçantë në këtë takim ishte projekti ambicioz dhe mjaft i rëndësishëm për Korridorin 8.
Pozicioni strategjik i Shqipërisë ofron potenciale të fuqishme për zhvillimin e tregtisë me vendet e Bashkimit Europian e më gjerë dhe shërben si urë komunikimi ndërmjet dy korridoreve më të mëdhenj tregtare duke lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet Detit Adriatik dhe Detit të Zi, i njohur si Korridori 8.