Këtë vit festa e Pavarësisë së SHBA do të quhet gjithashtu edhe festa e pavarësisë nga virusi, sipas medias amerikane. Kjo iniciativë do të organizohet nga Shtëpia e Bardhë më 4 korrik. Në kopshtet e rezidencës së presidentit amerikan do të festohet me prezencën e mjekëve në vijën e parë kundër pandemisë si edhe me familje të ushtarakëve.

Në ”National Mall” në Uashington, ashtu si çdo vit, do të ketë fishekzjarrë Administrata e Biden do të organizojë ngjarje të veçanta për disa shtete të SHBA për të festuar përparimin e bërë kundër Covid-19 dhe kapërcimin e pandemisë. Presidenti Joe Biden ka shpresuar që nga 4 korriku Amerika mund të kthehej në normalitet dhe qytetarët të mund të festonin, si gjithmonë, me miqtë dhe familjen.