Zvicra dhe Gjermania e Jugut u goditën sot nga stuhi të forta, të shoqëruara me reshje të mëdha shiu, që në veçanti shkaktuan paralizë të një pjese të transportit në Shtutgart, njoftuan autoritetet lokale. Asnjë vi kt imë nuk është regjistruar deri në këtë fazë në Gjermani, ndërsa në Zvicër pati pesë të plagosur, përfshirë një çiklist që u godit nga breshri i fortë. “Në Shtutgart, në rajonin Baden-Ëürttemberg, disa tunele metroje dhe trenash periferikë u përmbytën, duke rezultuar në një pezullim të pjesshëm të trafikut”, tha policia në këtë qytet jugperëndimor.
Stuhi të forta kanë shpërthyer në rajon, shoqëruar me erëra deri në 100 kilometra/orë, një fenomen që pritet të lëvizë drejt qendrës dhe lindjes së vendit. “Asnjë udhëtim me tren nuk është i mundur aktualisht në rajonin e Shtutgartit”, njoftoi nga ana e saj kompania “Deutsche Bahn”.
Në Altensteig, një lumë doli nga shtrati i tij dhe përrenjtë përmbytën pjesërisht rrugicat.
Rajonet e Bavarisë, Rheinland-Pfalzit ose Nordrhein-Ëestfalen, gjithashtu kanë përjetuar episode të dhunshme stuhie, duke çuar në përmbytje të bodrumeve dhe ndërhyrje të shumta nga zjarrfikësit, sipas autoriteteve lokale.
Shërbimi meteorologjik gjerman (DËD) po parashikon stuhi të reja në pjesë të tjera të Gjermanisë veriore dhe lindore për të martën, me një rrezik të shkaktuar nga reshje të mëdha shiu. Zvicra fqinje u godit gjithashtu të hënën në mbrëmje nga stuhi të shoqëruara nga erëra të forta dhe breshër, ku në Nottëill, në kantonin e Lucernit, ato arritën deri në shtatë centimetra, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.