Eklipsi diellor që formohet më 10 Qershor është i fundit për këtë verë dhe ndodh njëkohësisht me Hënën e re, në shenjën e Binjakëve. Gjatë kësaj periudhe, konfuzioni, lajmet e rreme, mashtrimi do të mbizotërojnë, ndërsa komunikimi me të tjerët do të jetë i vështirë. Çfarë mund të thotë kjo për secilën shenjë?

Dashi Fuqia e fjalëve është e pamohueshme. Nëse po përpiqeni të shpjegoni diçka të vështirë për t’u kuptuar, pse të mos provoni një mënyrë tjetër? Eklipsi diellor ndikon në pjesën e komunikimit, kështu që duhet të keni kujdes se si i shprehni dhe komunikoni idetë tuaja.

Demi Hëna e re dhe eklipsi diellor kanë të bëjnë me raportin tuaj që keni me paratë. Në vend që thjesht të kërkoni burime të tjera të të ardhurave, provoni të ripërcaktoni dhe shfrytëzoni atë që keni tashmë. Shanset për të fituar mjaftueshëm janë të mëdha. Kini kujdes dhe studioni shumë propozime financiare që do t’ju bëhen.

Binjakët Eklipsi ndodh në shenjën tuaj të Horoskopit dhe ndikon në evolucionin e jetës tuaj. A jeni gati për ndryshim? Eklipsi dhe hëna e re sjellin përmbysje në të gjitha zonat. Tani do të fillojë një kurs i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen tuaj. Tani, do të keni më shumë besim tek vetja dhe tek ata që ju rrethojnë.

Gaforrja Në këtë kohë, mund të keni konfuzion midis asaj që perceptoni dhe asaj që po ndodh. Ka një sfond të mjaftueshëm, jo domosdoshmërisht të keq. Mos kini frikë të largoni nga vetja njerëz dhe situata që ju mbajnë të bllokuar. Dëgjoni instiktin tuaj dhe nëse është e nevojshme qëndroni vetëm për pak kohë.

Luani Kur një person hyn në jetën tonë, nuk e dimë nëse do të jetë për një kohë apo përgjithmonë. Është ende herët për të thënë me siguri se cili është personi i duhur. Mos merrni vendime të nxituara as personalisht dhe as profesionalisht.

Virgjëresha Prisni ndryshime në karrierën tuaj. Për shkak të Mërkurit retrograd mund të vonohen, por shumë ndryshime priten në gjashtë muajt e ardhshëm. Eklipsi dhe Hëna e re shënojnë fundin dhe fillimin e një situate. Do të bini në kontakt me atë që do të thotë shumë për ju.

Peshorja Kjo periudhë tregon se sa shumë mund të mësoni. Tani keni kaq shumë pyetje, por keni frikë t’i shprehni ato, që të mos dukeni keq. Mos lejoni që frika t’ju pushtojë.

Akrepi Disa herë mund t’i merrni marrëdhëniet tuaja personale shumë seriozisht, dhe harroni se ka vend për t’u gëzuar. Në këtë kohë, është më mirë të punosh në bazë të humorit, por edhe të demaskosh njerëz dhe situata të caktuara.

Shigjetari Marrëdhëniet tuaja personale ndikohen nga hëna e re – eklipsi diellor. Do të kërkoni ato që ju përmbushin dhe lini anash mendimet negative. Gjithashtu, mos hezitoni t’i kërkoni mendimin e dikujt që di më shumë, nëse shihni se një çështje e caktuar është e vështirë për ju.

Bricjapi Tani është koha për të organizuar jetën tuaj të përditshme dhe për të mos kaluar gjithë kohën vetëm në punë. Mundohuni të filloni një aktivitet të ri ose të ndryshoni dietën tuaj. Nëse e gjithë pesha “bie” në punë, si prisni që të ndiheni mirë?

Ujori Pse të qëndroni i njëjtë? Ju karakterizoheni nga kurioziteti dhe dëshira për të mësuar, kështu që nuk do të jetë e vështirë të gjeni diçka të re dhe interesante për ta bërë. Provoni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, edhe nëse mendoni se nuk është shansi që të shkëlqeni.

Peshqit Shtëpia dhe familja janë shumë të rëndësishme për ju.Sidoqoftë, përpiquni të mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Ju duhet pak humor, vetë-sarkazëm dhe do të shihni se do të hapen shtigje për të cilat as nuk e dinit se ekzistonin.