Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon në të gjithë territorin kontrollet për të siguruar cilësinë e produkteve ushqimore për konsumatorët. Sipas AKU-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 96 kontrolle. “Gjatë kontrolleve në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 5 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore për çështje të skadencave të produkteve ushqimore, mos plotësimit të kushteve higjieno-sanitare, etj”, bën të ditur AKU.
Po ashtu inspektorët morën 34 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.