Dashi: Fiji. Si shenja e parë e zjarrit në zodiaku, pushimet tuaja ideale përfshijnë emocion në çdo hap. Fiji përbëhet nga ishuj të shumtë që mund të eksploroni ndërsa jeni atje, kështu që nuk do të keni asnjë moment “neutral” apo të mërzitshëm. Për më tepër, është një vend ekzotik ?
Demi: Santorini, Greqi. Me pamje piktoreske dhe ushqim të mahnitshëm, Santorini përfshin gjithçka që i duhet natyrës tuaj për t’u ndjerë rehat dhe të qetë.
Binjakët: Wellington, Zelanda e Re. Si shenjë e paqëndrueshme e zodiakut, natyra juaj kurioze përputhet në mënyrë të përkryer me destinacionet më aventureske në botë. Nga udhëtimi me akullnajë deri te jeta e natës dhe muzetë e artit, nuk do të mërziteni kurrë në ëellington.
Gaforrja: Quebec, Kanada. Quebec është i njohur për gjallërinë e tij komode, kështu që do të jeni të etur ta bëni atë ‘shtëpinë tuaj larg shtëpisë’. Nga rrugët me kalldrëm deri te arkitektura europiane, ky qytet i bukur ka një atmosferë nostalgjike.
Luani: St. Barts, Karaibe. Natyra juaj përputhet në mënyrë të përsosur me këtë vend joshës. Nga plazhet e saj me rërë të bardhë te restorantet e shkëlqyera, do jetoni si mbretër në St. Barts, me pamje të bukur dhe hotele uau!
Virgjëresha: Kerala, India. Ju prireni të jeni të jeni të fiksuar pas punës, kështu që një vendpushim indian mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të lidheni me veten tuaj të brendshme. Duke qenë të drejtuar nga Mërkuri, ju prireni të humbni në detaje apo çështje të tjera. Kjo eksperiencë do t’ju ndryshonte jetën.
Peshorja: Venecia, Itali. Nga udhëtimet me gondolë, tek muzika apo tek ushqimi i pabesueshëm, Venecia është një nga qytetet më romantike në botë. Meqenëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’u lidhur me partnerin tuaj ose me dashurinë në përgjithësi, Venecia është fiks çfarë ju duhet.
Akrepi: Yosemite, California, SHBA. Si shenja më private e zodiakut, destinacioni juaj ideal për pushime është diku në një vend të qetë dhe të izoluar – Yosemite ju siguron pikërisht këto. Natyra juaj e vendosur, e drejtuar nga Marsi do ta adhurojë.
Shigjetari: Chiang Mai, Tajlandë. Si shenja më aventureske e zodiakut, ju s’do e refuzonit kurrë një udhëtim emocionues. Në Chiang Mai, ka kaq shumë gjëra që mund të bëni: Nga rafting, te kiteboard, zhytja në ujë, ushqimet tradicionale etj.
Bricjapi: Winthrop, Washington, SHBA. Ju keni një etikë të fortë pune, kështu që mund të mos bëni pushime shumë shpesh – kjo është arsyeja pse duhet ta rezervoni këtë largim relaksues. Winthrop ka shtigje dhe male me kilometra të tëra, bujtina dhe kabina të qeta – një izolim magjik nga zhurmat e përditshmërisë.
Ujori: Chamarel, Mauritius. Duke qenë një shenjë pak e çuditshme, arratisja juaj ideale duhet të jetë diçka unike që do ju zgjonte interesin dhe këto pushime janë të përsosura për ju. Këtu, për shembull, do gjeni dhe “Tokën me 7 ngjyra”, që përbëhet nga duna me ngjyra të ndryshme.
Peshqit: Pahoa, Hawaii, SHBA. Pahoa ofron një hapësirë të sigurt për qenie të ndjeshme dhe intuitive si ju. Kalani, një nga qendrat më të mëdha aty, ju jep akses në klasat e yogës, saunat dhe dhomat e masazhit, duke ju siguruar vendin e përsosur për t’i shijuar vërtet pushimet.