Tiranë, 4 Qershor – Situata epidemilogjike është duke u përmirësuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në tëitter shkruan se në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste, ndërkohë që bën apel për të mos e ulur vigjilencën.
Postimi i ministres Manastirliu: Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me #covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste.
Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit?? *Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e #covid19