Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shkruan se PS është forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim evropian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë themeluesit kurajozë të cilët, më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.
Kryetari i Grupit parlamentar, nuk ka lenë pa shprehur mirënjohjen edhe për anëtarët, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektoral.
Taulant Balla e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një video, në të cilën paraqiten momentet më kulminante dhe të rëndësishme të Partisë Socialiste që nga themelimi i saj.