Me çeljen e sezonit turistik në të gjithë vendin, janë hapur edhe qendrat shëndetësore verore që do të ofrojnë shërbim të për turistët nga Thethi në Ksamil. Sot hapen 29 qendrat shëndetësore verore që Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu kishte njoftuar disa javë më parë.
Manastirliu në një postim në facebook shkruan se do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror. Risia e këtij viti është së në këto qendra shëndetësore verore do të kryet dhe testi i shpejtë për COVID-19 për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.
“Nga Thethi në Ksamil, hapen sot 29 qendra shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt. 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar. Barna dhe materiale mjekësore. Test i shpejtë për COVID-19 në çdo qendër shëndetësore verore”, shkruan Manastirliu.
Pas një viti sfidues për mbarë botën për shkak të pandemisë, bregdeti shqiptar është gati të presë pushues të huaj e vendas. Nën sloganin ‘Pusho Shqip” , turistët do të shijojnë jo vetëm ujin e kaltër por edhe për ndërthurjen e relieveve natyrore dhe monumenteve historike e kulturore. Edhe me situatën e pandemisë, Shqipëria renditet në vendet me rrezik të ulët për shkaka të rasteve të pakta të infektimeve dhe vijimit të procesit të vaksinimi masiv pa u ndalur.