Për Krujēn Historinë, Bijtë, bijat e saj
Nga Mehmet Deliu.
Tahir Minxhozi i përket atij brezi që në fundin e viteve 30 dhe fillimin e viteve 40 të shekullit të kaluar nuk u pajtuan me pushtimin fashist të Shqipërisë. Ai ju bashkua Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare që në moshë të re, fillimisht si korier dhe më pas militoi në Çetën e Pezës, e më vonë në brigadën 22 partizane, duke marrë pjesë në aksione direkte kundër pushtimit fashist.
Pas Çlirimit të vendit ai punoi në disa pozicione të larta shtetërore dhe partiake, në Tiranë, Mat, Dibër, Kukës e Krujë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kombinatin e Drurit “Misto Mame” në Tiranë, por asnjëherë nuk e perdori pushtetin e tij për karierë politike. Ne çdo detyre dhe ne çdo rreth te vendit ai punoi me shumë përkushtim dhe u dallua jo thjesht prej funksioneve te tij, por si një njeri i pergjegjshem, që i donte dhe i respektonte njerezit, ua kuptonte hallet dhe u perpoq t’ua lehtesonte jeten e tyre. Ai kishte kuptuar qartesisht dhe më mire se kushdo mbase, qe njerezit kishin nevoje pertej ideologjise, per nje mundesi per te jetuar, per tu arsimuar e për të punuar. Dhe ai shpeshhere, kaperceu edhe kufijte e ideologjise e politikes duke i ndihmuar dhe duke u dhene te drejten e arsimimit edhe njerezve qe konsideroheshin nga pushteti atehershem si me “biografi te papërshtatëshme”.
Në Kukës, në Dibër, në Krujë dhe më vonë në Ministrinë e Mbrojtjes e në kombinatin “Misto Mame”, ku drejtoi per rreth 20 vjet, si kryetar komiteti, si sekretar i pare apo si drejtor, ai la pas shume vepra të përfunduara e punë të kryera, por mbi te gjitha la pas nje emer te mire dhe fitoi respektin dhe dashurine e njerezve. Ai udhehoqi me shembullin e tij, si njeri qe shkonte i pari ne pune dhe ikte i fundit, qe e kishte deren e zyres dhe te shtepise hapur per te gjithe dhe qe ishte i drejte me te gjithe. Dhe vleresimi i popullit eshte më afatgjate se çdo ideologji dhe sistem; ideologjite nderrohen, njerezilleku mbetet. Prandaj gjurma qe la dhe respekti per Tahir Minxhozin mbetet i thelle edhe sot.
Tahir Minxhozi erdhi ne Kruje ne fund te vitit 1968. Në kete kohe qyteti i Krujes ishte disi i “abandonuar”, Kruja nuk kishte investime, papunesia ishte e pranishme. Krutanet e donin qyetin e tyre dhe ata nuk mund te shkonin te punonin ne rrethe te tjera. Qyteti kishte nevoje per nje pamje te re më të bukur. Deri atehere e gjithe vemendja dhe investimet ishin perqendruar ne qytetin industrial te Laçit, madje flitej qe qendra administrative e rrethit do të kalonte në qytetin e Lacit.
Tahir Minxhozi ishte i pari qe e kuptoi se Kruja- Kryeqendra e Skenderbeut dhe kryeqyteti i pare i shqiptareve meritonte me shume vemendje dhe më shumë respekt. Ai u be nje Krutan i devotshem per ti kthyer dinjitetin që meritonte ketij qyteti historik. Qytetaret e Krujes e ndjene dhe e mbeshteten misionin e tij. Ne Kruje nisen investimet, u ndertua turizmi dhe disa godina per banoret, filloi aktivitetin ndermarrja artistike, fabrika e miellit , gjimnazi etj.
Rruga Fushe Kruje-Tirane qe u ndertua me inisiativen e tij e rriti komunikimin dhe e ktheu Krujen praktikisht ne nje lagje te Tiranes. Veprimtaria e tij spikati ne gjithe Rethin e Krujes. Me dhjetra km rruge u hapen ne Malesine e Krujes, ne Mamurras, Milot deri ne ndertimin e rruges se Patokut dhe plazhit te Patokut, qe afroi Krujen dhe Laçin me detin Adriatik. Perveç aspektit ekonomik, ai me vizionin e tij investoi edhe ne rigjallerimin e mjedisit natyror dhe venien e tij ne sherbim te shendetit te qytetareve. Pyllezimi i Krastes, qe sot eshte nje nga bukurite e hyrjes se qytetit u iniciua ne kohen e tij. Tahir Minxhozi ishte i pari qe inicoi kampin e Qafe-Shtames si nje vend pushimi dhe kurimi per qyetetaret e Krujes dhe me vone nga e gjithe Shqiperia.
Tahir Minxhozi ka rreth 50 vjet qe eshte larguar nga qyteti i Krujes. Tani ai nuk është më midis nesh. Por ai vazhdon te mbahet mend dhe të kujtohet edhe sot si nje njeri i mire, i ndershem dhe nje punetor i palodhur per permisimin e imazhit te ketij qyteti. Ai dha dhe mori dashuri pafund nga ky qytet, ai ishte dhe do mbetet nje qytetar i nderuar i Krujes.
Shënim.
Si e njoh unë Tahir Minxhozin. E kam njohur ( jo nga afer) si sekretar te pare te PPSH te rrethit te Krujes. Sa mbaj mend, ne Kruje kane qene disa sekretar te pare te PPSH te ardhur. Nder ta Tahir Minxhozi, Jashar Mezelxhiu, Foto Çami, Xhelil Gjoni, Qemal Bregasi, mbase edhe te tjere. Por, Tahiri mbetet i veçante. Eshte plotesisht si shkruan Met Deliu. Tahir Minxhozi eshte nga drejtuesit e larte te PPSH qe ka punuar me shume e qe ka lene kujtime te pashlyeshme te qytetaret e Krujes e te te gjithe rrethit.
Pastaj e kam njohur si sekretar te KP te PPSH ne Ministrine e Mbrojtjes, pas goditjes se udheheqjes se larte te ushtrise. Ishin vitet ku ne postin e ministrit te mbrojtjes ishte Mehmet Shehu. Tahiri shpejt e zuri vendin e tij. Ne MM Tahiri u prezantua si udheheqes partie dhe jo vartes i drejtuesve te larte te MM. Ne keto vite kam degjuar nga shume shoke te mi qe punonin ne MM qe Tahir Minxhozi ishte nje kuader, drejtues shume punetor, serioz i cili perpiqej qe organizatat dhe institucionet e partise te ishin ne krye te puneve. Per sekretar Tahirin, pavaresisht nga marredheniet shume te mira me drejtuesit e larte te MM, ata ishin edhe anetare partie dhe duhej te jepnin llogari aty per plotesimin e detyrave. Mbase ky pozicion e largoi shpejt nga funksioni i sekretarit te KP te PPSH te MM.
Jam takuar me Tahir Minxhozin ne Tropoje kur erdhi ne cilesine e te deleguarit te KQ te PPSH. Une isha ne detyren e komisarit politik te D17K.
Gjate diteve qe qendroi ne Tropoje rastiste ta qendroja shpesh me Tahirin, sidomos ne takimet ne KP, me kuadrot kryesore te partise e pushtetit.
Nje mbremje pasi mbaruam takimin me sekretarin e pare te KP te rrethit e po dilnim i thashe- shoku Tahir eja te shkojme nga shtepia e te pushojme pak. Mbase edhe ndonje gote raki. Gani, jam pak i lodhur e po shkoj te rehatohem te shtepia e pritjes, me tha. Mire, shoku Tahir. Si te deshironi, i thashe. Shkova ne shtepi. Nuk kaloi shume kohe, me marrin ne telefon nga divizioni. Oficeri i drejtimit me thote se shoku Tahir deshiron te vjere per nje vizite te ju. I thashe ta merrte e ta shoqeronte Tahirin te shtepia ime. Sa mberriti, me tha se mos me kishte mbetur qejfi nga refuzimi i fteses. Desha te vij vetem. Te bisedonim bashke per punet, hallet tona por edhe per Krujen. Nuk ishte i rakise, i shendeteve e fjaleve te shumta. Ishte nje bashkebisedues i mrekullueshem. Ajo mbremje mund te kete qene rasti kur une kam biseduar e mesuar me shume per Krujen. E njihte Krujen me mire se une (isha larguar ne moshen 14 vjeç), njihte me emer gjithe drejtuesit e rrethit. Njihte dhe fliste me rrespekt te madh per xhaxhain tim, Rustem Elezin, i cili ne ato vite ishte drejtues ne SMT dhe anetar i plenumit te PPSH te rrethit. Nuk e harroj ate mbremje. Nuk e harroj kujtimin e ketij burri, politikani e drejtuesi te zgjuar, punetor dhe te drejte, kujtimin e Tahir Minxhozit. E falenderoj Met Deliun per kete shkrim ne kujtim te Tahir Minxhozit. Gani Elezi