Të gjithë e dëshirojnë atë, askush nuk duket se është në gjendje të paguajë 90 milionë euro, siç kërkohet nga Interi. Një verë, ku Lautaro Martinez mbetet “hit’ i madh në merkato. Me kthesën e fundit të agjentit të ri të 23-vjeçarit, Alejandro Camano, i cili disa ditë më parë shpjegoi se tani për tani nuk e ndiejnë nevojën për të nënshkruar rinovimin.
Për momentin, Lautaro ka një kontratë deri në vitin 2023, për 2.5 milionë në sezon. Ai mund të regjistrohet për një zgjatje 1-vjeçare, duke rritur pagën në 4.5 milionë, plus bonuse. Një gjë e merituar nga lojtari, që është rritur në mënyrë eksponenciale në dy sezonet e fundit. Argjentinasi gjithmonë e ka vendosur Interin në krye të dëshirave, por tani, me agjentin e tij të ri, dëshiron të kuptojë planet e klubit zikaltër.
Ndërsa Marotta dhe Ausilio, të cilët gjithashtu duan ta mbajnë atë, si Inzaghi, nuk do të ishin në gjendje të hiqnin dorë nga ofertat për 90 milionë. Sidomos nëse vullneti i lojtarit, i angazhuar në Kupën e Amerikës nga nesër, është për të ndryshuar ajrin.
Në këtë kontekst, thashetheme të ndryshme po vijnë nga Spanja. Atje, Barcelona dhe dy klubet e Madridit janë destinacionet më të njohura për Martinez. Katalanasit, të cilët e kishin provuar tashmë verën e kaluar, por kur ishte klauzola 110 milionëshe, dhe më pas kriza e Coronavirus mori përsipër, janë të gatshëm të përfshijnë Emerson Royal, anësorin e djathtë, të sapo marrë nga Betis, që zikaltrit e pëlqejnë.
Sidoqoftë, Interi (siç i është shpjeguar tashmë Chelsea, i cili për Hakimin propozoi Emersonin tjetër, Palmieri, për kahun e kundërt) mund të ulet në tryezë bisedimesh vetëm për para “cash”. 90 milionë duken shumë në këtë kohë krize. Mbetet për të kuptuar qasjen e Realit. Siç shpjegon “Mundo Deportivo”, kampionët e rinj të La Liga-s nuk do të jenë në gjendje të investojnë 90 milionë, përveç nëse shitet një lojtar tjetër i madh.