“Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president”, kështu u shpreh në “Breaking” në Top News deputeti i partisë socialiste Spartak Braho. Ai shtoi dhe më tej duke pohuar se Meta është në një situate të rëndë psikologjike.

“Kjo është nismë e grupit parlamentar të partisë socialiste, komisioni hetimor ka përfunduar hetimin e çështjes. Kemi bërë çdo përpjeke për ta thirrur po ai nuk erdhi, Meta është në një situate të rëndë psikologjike. Pasi ai ligjet qe merr ky parlament që ai nuk e njeh ai i dekreton, të gjitha shkeljet e presidentit janë të rënda.

Pesë janë më të rëndësishmet, Meta ka shkeluar rëndë atë që konsiderohet si përfaqësuesi i popullit, është bërë i njëanshëm. Meta ka marrë nëpërgojë edhe personalitete të tjera, presidenti nuk jep urdhra ai vepron me mesazhe dhe dekrete. Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president, si jurist unë mendoj se vendimi i gjykatës kushtetuese nuk duhet komentuar”, tha Braho.

Më tej Spartak Braho, ku tha se presidenti i ri duhet të jetë i një tipi si Alfred Moisiu.

“Interpretimi i Komisionit të Venecias është i plotë dhe Meta nuk kërkon mendim nga Komisioni, mendoj se tashmë Meta është i shkarkuar. Mos dekretimi i qeverisë së re nga presidenti do sillte një krizë por që do ta zgjidhte parlamenti. Ai anën morale e ka shkelur më rëndë, është e domoddoshme të rregullohet ligji për presidenti jo për Ilir Metën.

Personalisht mendoj që presidenti i ri të jetë i një tipi si Alfred Moisiu. Unë i kam thënë të ik në presidencë me idenë se është një politikan i vjetër, ai doli nga kostumi i presidentit pasi i rrinte shumë i ngushtë”, u shpreh Braho.