Spitalit Memorial të Fierit i janë bashkuar edhe 14 infermierë turq dhe 20 shqiptarë. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se 127 mjekë dhe infermierë të ekipit shqiptaro-turk janë në shërbim të qytetarëve me standarde bashkëkohore.

“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit.127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore”, shkruan Manastirliu.