Sipas studimeve deri më tani, të gjithë e dinim se vitamina D dhe C ndihmojnë në luftën kundër Covid-19, por askush nuk e dinte që edhe vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit tonë kundër virusit.

“Ashtu siç kujdesemi duke larë duart shpesh, duke mbajtur maskën, ne duhet të kujdesemi edhe për dietën tonë, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit tonë kundër koronavirusit ” , tha Dr. Kumrungsee i cili është profesor i asociuar në Departamentin e Shkencave në Universitetin e Hiroshima.

Vitamina B6 mbron nga sëmundjet kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti duke zvogëluar inflamacionin dhe stresin oksidativ.

“Koronavirusi, si gripi, është një nga viruset që infektojnë mushkëritë dhe mund të shkaktojë vdekje nga problemet akute të frymëmarrjes,” shtoi ai.

Siç shpjegon ai, tromboza dhe “stuhia e citokinës” (gjendje hiperinflamatore) mund të shkaktohet nga ashpërsia e koronavirusit.

“Stuhia e citokinës” është një reagim vetë-shkatërrues i sistemit imunitar që përkeqëson gjendjen e disa pacientëve me Covid-19. Në të njëjtën kohë, tromboza, e cila shkaktohet gjithashtu nga koronavirusi, mund të dëmtojë organet vitale si zemra, mushkëritë, mëlçia dhe veshkat.

Por çfarë roli luan B6?

Vitamina B6 është efektive kundër trombozës dhe inflamacionit. Vitamina B6 gjendet në banane, arra, drithërat, mëlçi viçi dhe peshk.

Mungesa e kësaj vitamine shoqërohet me një sistem imunitar më të dobët dhe ndjeshmëri më të lartë ndaj infeksioneve virale. Pra vitamina B6 forcon sistemin tonë imunitar dhe kundër koronavirusit dhe infeksioneve të tjera.

Megjithëse nuk janë kryer prova klinike për të provuar këtë hipotezë, studiuesit besojnë se kjo hipotezë mund të hedhë dritë se si vitamina B6 mund të zvogëlojë ashpërsinë e COVID-19.