Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit ‘Petro Marko’, por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës.
Ndërkohë kryetari i bashkisë, Dritan Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ditë më parë.
Në këtë mbledhje këshilltarët miratuan vendimin për ndihmat ekonomike. Këshilltarët miratuan edhe pagesat për kopshtet dhe çerdhet e familjeve në nevojë . Këshilli akuzoi Lelin se po shmang përballjen dhe llogaridhënien