Edhe këtë fundjavë temperaturat kanë qenë të nxehta dhe numri i pushuesëve që kanë zgjedhur detin për të kaluar ditën ka qenë i lartë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se trafik të rënduar ka në rrugën dytësore Golem-Plepa, në Ndroq-Durrës, te Gjiri i Lalëzit- Maminas si në autostradën Tiranë-Durrës. Pavarësisht numrit të lartë të makinave nuk bëhet fjalë për bllokime në këto akse rrugore.
Ndërkaq trafik ka edhe në Radhimë të Vlorës. Që prej nisjes së sezonit veror, këto pika turistike kanë qenë mjaft të frekuentuara nga pushuesit.