Tërmet me intensitet prej 4 shkallë Rihter, është regjistruar këtë mëngjes në orën 04:45 në pjesën veriperëndimore të Greqisë, në afërsi të ishullit të Korfuzit në kufi me Shqipërinë.
Tërmet ka qenë në thellësi prej 1 kilometrave, ndërsa është ndjerë edhe në rajonin e Ohrit dhe Manastirit. Periudhën e fundit janë regjistruar disa tërmete në këtë rajon.