Çdo shenjë ka thembrën e vet të Akilit apo pikën e dobët. Në fakt, në realitet, por edhe në Astrologji, pika e fortë nuk simbolizon vetëm brishtësinë, por edhe bazën për t`i shndërruar në pika të forta.Ndaj duhet t`i njohësh, t`i pranosh dhe të punosh me to.
Dashi-Pika e dobët e Dashit është egoja e tij. Ky personalitet që mund të jetë sa i papërmbajtshëm, aq edhe i brishtë. Kur egoja e tij shkelet, Dashi ndihet i pambrojtur, duke zbuluar dobësinë e tij më të madhe.
Demi-Të lindurit nën këtë shenjë jetojnë në kërkim të vazhdueshëm të sigurisë, parave dhe kushteve për t’i bërë ata të ndihen të mbrojtur. Pra thembra e Akilit të një Demi është siguria.
Binjakët-Binjakët zotërojnë artin e të parit dhe të interpretuarit të dy anët e së njëjtës medalje. Ky talent mund të shndërrohet në një pikë të dobët duke i çuar në konfuzion e duke i çuar në drejtimin e gabuar.
Gaforrja-Kanë një ndjeshmëri të madhe prej të cilës shpesh i shkaktohen shpërthime dhe sjellje vërtet të pazakonta.
Luani-Luani është një shenjë plot entuziazëm, bujar, luftarak. Të gjitha cilësitë që mund të shndërrohen në forma egoizmi kur nuk kontrollohen. Në fakt, dëshira e Luanit për të jetuar sipas vizionit të tij rrezikon të duket arrogante.
Virgjëresha-Rendi është tipari i tyre dallues. Kjo aftësi mund të përbëjë një lloj shqetësimi nëse e tepron.
Peshorja-Thembra e Akilit të Peshores është tek nevoja e saj e lindur për ekuilibër, për ndërmjetësim, për kërkimin e një pike takimi. Dhurata dhe karakteristika unike, të cilat gjithsesi çojnë në dobësi.
Akrepi-Akrepat janë mjeshtra në artin e të kuptuarit. Ata arrijnë të kuptojnë labirintin e mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të të tjerëve. Një dhuratë që i bën ata unikë. Por ata jo gjithmonë arrijnë të mbajnë kontrollin e vetvetes, kjo karakteristikë mund t’i çojë në një vorbull nga e cila luftojnë të dalin.
Shigjetari-Njerëz kuriozë, të tërhequr nga e panjohura dhe nga ajo që mund të sjellë mrekulli dhe risi. Kur teprohet me këto aspekte, bëhen thembra e tyre e Akilit, duke i larguar nga realiteti dhe duke i bërë gjithashtu intolerantë.
Bricjapi-Thembra e Akilit e të lindurve nën shenjën e Bricjapit është teprica e atyre cilësive që i karakterizojnë aq shumë: durimi dhe zelli. Dobësia e Bricjapit është vullneti i tij për të mos devijuar edhe nga shtigjet më të ngushta.
Ujori-Ujori është një shenjë që e do lirinë, hapësirën, aftësinë për të gjetur situatën ideale diku tjetër. Ky fleksibilitet, nëse nuk kontrollohet, rrezikon ta bëjë atë të humbasë kontaktin me realitetin.
Peshqit-Një shenjë e gëzueshme madje mistike në disa nga sjelljet. Realiteti i ashpër, herë pas here, duke e tundur atë nga idealet, zbulon anët e tij të dobëta: sjelljet disi të çuditshme.