Ish-presidenti Bamir Topi tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Quo Vadis’ se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha. Kjo pasi sipas tij, Berisha është ai që i mban nën kontroll njerëzit e tjerë që janë në PD.
“Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik.
Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”
Topi deklaroi ndër të tjera se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarjet brenda PD-së.
“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha” tha ai në “Quo Vadis”.