Vlora këtë vit do jetë kryeqendra e turizmit shqiptar. Shqipëria pritet të fuqizohet pas goditjes që pandemia i dha ekonomisë për më shumë se 1 vit, kjo edhe me hapjen e plotë të vendit për të gjithë turistët nga e gjithë bota. Por Vlora turistike ka shumë shqetësime, edhe pse është një nga zonat më të preferuara për pushimet verore, pasi bashkia nuk merret me sezonin por duke shtyer ditët.
Disa rrugë janë si në vitet ‘90, pa investime, vija bregdetare dhe Lungomarja e zaptuar nga plehrat janë kthyer në shqetësimin e përditshëm të vlonjatëve dhe të gjithë atyre që e kanë Vlorën destinacionin e tyre të preferuar.
Në këtë gjithë këtë situatë, një shpenzim abuziv u zbulua në zonën e Lungomares nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që doli në përfundimin se kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, bleu 20 stola inteligjentë me çmim 20 herë më të lartë se ai i tregut, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 150 milionë lekësh.
Vlera e këtij tenderi ka qenë plot 634 milionë lekë, por ironia është se sot stolat inteligjentë” janë amortizuar dhe jashtë funksionit. Në dokumentin e KLSH-së, thuhej se gjatë përllogaritjes së vlerës së fondit limit të investimit, u përzgjodh për të marrë ofertë nga një subjekt tregtar i cili nuk rezulton se tregton produkte të ngjashme me ato të preventivit dhe as nuk ofron asistencë teknike.
”Nga sondazhet e bëra në treg nga audituesit gjatë afatit të auditimit, rezultoi se, për të njëjtat produkte çmimet e ofertuara nga subjekte që operojnë në këtë treg janë deri në 20 herë më të ulëta nga çmimet e vendosura në preventivin e fondit limit përfshirë këtu edhe vendosjen e tyre në objekt”,- thuhet në këtë raport të KLSH-së.
Pas këtij raporti dhe mungesës totale te impenjimit nga bashkia pritet që, ose qeveria ta shkarkojë Lelin ose ta padisë në prokurori. Ndërkohë opozita në këtë qytet ka filluar afrimin me kryebashkiakun e PS, që ti krijojë mbrojtje politike si i atakuar nga kryeministri Rama.
Në të vërtetë kryebashkiaku edhe në shenjë respekti për forcën politike qe e kandidoi dhe e zgjodhi, duhet të japë vetë dorëheqjen nga kryebashkiak. Koha Jone/