Tirana është hapur dhe gëlon çdo ditë nga aktivitete të ndryshme. Turistët e parë kanë ardhur sapo masat antikovid u lehtësuan dhe po shijojnë qytetin plot diell, kulinarinë shqiptare dhe jo vetëm. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau sot foto nga turistë të huaj që po vizitojnë kryeqytetin.

“Mirë se erdhët në Tiranë! Në qytetin plot diell, ushqime të shijshme dhe vende magjike për të vizituar.(Tirana European Youth Capital 2022)”, tha Veliaj.