Italia do të sfidojë Turqinë në premierën e Euro 2020. Të premten në Romë do të luhet sfida e parë e eventit të shumëpritur dhe që u shty për shkak pandemie pasi do të zhvillohej sezonin eshkuar. Duke folur në Sky Sport, Hakan Calhanoglu u ndal te ndeshja midis Turqisë dhe Italisë, që do të hapë Europianin 2020.
“Për mua do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Unë luaj në Itali, dhe fakti që do të zbres në fushë në një qytet italian është i veçantë për mua dhe për shokët e mi turk që luajnë për ekipet italiane.
Unë gjithashtu fola me Bonuçi në telefon ishte një bisedë argëtuese. E njohin mirë ekipin tonë, ata i njohin lojtarët tanë. Ata na marrin seriozisht”