Twitter ka nisur abonimet me pagesë për përdoruesit e tij në Kanada dhe Australi, të cilët duan të kenë më shumë mundësi praktike, një strategji e re kjo për rrjetin social që kërkon të bëjë më të larmishme burimet e tij të të ardhurave përtej reklamimit.

“Me këtë fazë fillestare, ne shpresojmë të fitojmë një kuptim më të mirë të asaj që mund ta bëjë përvojën tuaj në Twitter më të personalizuar, të gjallë dhe, në përgjithësi, më të shpejtë”, tha platforma në një deklaratë.

Për rreth 2,5 euro në muaj, abonentët do të kenë qasje në faqeshënuesit për të ruajtur cicërimat e tyre të preferuara në kategori, një mënyrë më e rehatshme “leximi” dhe mbi të gjitha me një buton “anulo”, për të parë cicërimën e tyre para dërgimit përfundimtar dhe mundësisht ta modifikojnë atë .

Ky opsion është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e rrjetit, të zhgënjyer duke parë gabimet e tyre drejtshkrimore ose përafrimet të ngrira përgjithmonë në gur dixhital.

“Shpesh dëgjojmë, me të vërtetë shumë shpesh, që ne jo gjithmonë ndërtojmë karakteristika që plotësojnë nevojat e përdoruesve. Epo kjo do të ndryshojë”, vijon Twitter.

Kompania ka në plan të shtojë përfitime të tjera për pajtimtarët, por theksoi se Twitter falas nuk do të zhdukej “dhe nuk do të zhduket kurrë”.