Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se modelja e njohur, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë, një lajm të cilin ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë më së miri. Aurela dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh lidhje janë bërë me djalë, por deri tani asnjë postim nuk ka ardhur nga modelja dhe për të gjithë këtë e ka një arsye.

Burime pranë çifit bëjnë me dije se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidëncës në Spanjë dhe ka qenë një këshillë e avokatës që ajo të mos publikojë asnjë detaj nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë. Edhe pse kanë gjashtë vite lidhje, në “Instagramin” e Aurelës ende nuk ka asnjë postim me partnerin e saj, por mesa duket ky postim është ruajtur për foton e parë familjare.