Zgjedhjet në Partinë Demokratike u shoqëruan me parregullsi të shumta ku ankesa kanë pasur kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Procesi u shoqërua me shumë akuza, pasi një pjesë e anëtarëve të PD nuk u lejuan të votojnë sepse nuk e kishin emrin në listën e përgatitur të Jemin Gjanës.

Gjatë votimit, ish-ministri Genc Pollo u kap “mat” duke fotografuar votën e tij, edhe pse kjo bie në kundërshtim me rregullat.

Një prej fotove ai e publikoi në rrjetet sociale, por njëri prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se “fotografimi i votës nuk lejohet”. Pollo është justifikuar duke thënë se ka fotografuar kabinën e votimit dhe jo votën.