Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë.
Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Ko rru psioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Bëhet fjalë për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe i afërmi i tij, Albjon Ceku.
Ata u kapën 3 ditë para ditës së zgjedhjeve fillimisht nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, e më pas policia sekuestroi në automjetin me të cilin udhëtonin një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.
Po kështu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy militantët e PD-së të cilët akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës.
Kujtojmë se menjëherë pas ngjarjes Kryeministri Edi Rama reagoi duke shkruar se bëhej fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë. Ndërkohë shtabi Elektoral i PS Dibër sqaroi se Denis Xholi është eksponent i LSI-së.