UEFA dha informacion mbi gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen, i cili ra pa ndjenja në fushë në minutën e 42 të pjesës së parë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.
Organizmi drejtues i futbollit evropian bëri me dije se mesfushori danez është në gjendje të qëndrueshme në spital.
Fillimisht, mjekët e trajtuan përgjatë 10 minutave në fushë, me lojtarët danezë që e rrethuan në lot, për të mos lënë tifozët që të shikonin pamjet e rënda.