UEFA ka bllokuar planin e Gjermanisë për ta mbuluar “Allianz Arenan” me ngjyrat e flamurit të LGBT në ndeshjen e nesërme ndaj Hungarisë.
Gjithashtu ka pasur akuza për banderola anti-LGBT të shfaqura në Budapest në fillim të turneut dhe Hungaria sapo ka miratuar një ligj që ndalon shkollat të postojnë përmbajtje që mendohet se promovojnë ho mo se ksu alit etin dhe ndryshimin e gjinisë.
Edhe pse ekziston mbështetja lokale në Gjermani për të treguar solidaritet për komunitetin LGBT, UEFA ka njoftuar se s’do ta lejojnë të mbulojnë stadiumin me ngjyrat e këtij flamuri, për të mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me çështjet politike
“Raciz mi, ho m ofob ia, se ksi zmi dhe të gjitha format e di sk riminimi t janë një njollë në shoqëritë tona dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot. Megjithatë, UEFA, përmes statutit të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe në aspketin fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese, UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë” – thuhet në deklaratën për media të UEFA-s.