Gjatë verës do të ketë më shumë vaksinime kundër koronavirusit. Me ardhjen e dozave të tjera të Pfizer do të vijojë fushata për grupmoshat mbi 50 vjeç.

Ndërsa për të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën dhe e kanë të pamundur të shkojnë në qendrat shëndetësore, tashmë është hartuar një plan.

“Ne duhet të vijojmë programin tonë të vaksinimit dhe përgjatë gjithë sezonit veror fokusi do të jetë vijimi dhe intensifikimi i vaksinimit kudo në komunitet, duke siguruar që edhe ata të moshuar që ende nuk e kanë kryer vaksinën, t’i kryhet vaksina në kushte shtëpie, pra për ata që e kanë të pamundur për të ardhur në qendrat shëndetësore apo në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha ministrja Manastirliu.

Nga Cërriku, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vaksinimi është shtrirë në të gjithë dhe do të vijojë sipas planit kombëtar.

Nga qendra e re shëndetësore e Cërrikut, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vaksinimi është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të vijojë sipas planit kombëtar.

“Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milionë vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrjeti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”.

Nga fillimi i fushatës janë vaksinuar mbi 900 mije qytetarë nga të cilët 330 mijë i kanë marrë të dyja dozat.