Ministrja e Drejtësisë Gjonaj me anë të një njoftimi në rrjetin e saj Facebook, ka ndarë njoftimin mbi ecurinë e vaksnimeve në burgje.
“Vaksinimi ka filluar në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimve Penale Durrës, Lezhë, Lushnjë, Tepelenë dhe Vlorë, për kategoritë e të dënuarve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç.” shprehet Gjonaj.
Më tej ajo shton: Në 9 IEVP të vendit ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës, janë kryer 1291 vaksnime. Ministrja Gjonaj shkruan gjithashtu se vaksinimi do të shtrihet në të gjithë IEVP-të e vendit.
Kujtojmë që më herët vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja”, “Ali Demi”, Fier, “Mine Peza”.