Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të arsimtarëve të cilët po vaksinohen për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. Manastirliu shkruan se mbi 42 mijë vaksinime janë kryar deri tani për mësuesit ndërkohë që mbi 25 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës

Postimi i ministres Manastirliu: Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik . 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët. Mbi 25 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. #ShqipëriaBuzëqesh