Kina aprovon përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac edhe te fëmijët e moshës nga 3 në 17 vjeç. Kreu i bordit të kësaj kompanie tha se rezultatet paraprake nga provat klinike të fazës së parë dhe të dytë treguan se vaksina mund të krijojë imunitet te të miturit dhe se efektet anësore ishin të lehta.
“Me përfshirjen në listën e përdorimit emergjent të OBSH, Sinovac ka marrë gjithsej 47 aprovime nga vende të ndryshme të botës. Vlerësimi nga OBSH do të thotë që Sinovac plotëson standardet e cilësisë së prodhimit dhe tani mund të sigurojë më shumë vaksina për këto vende”.
Deri tani vaksina Sinovac që po përdoret pasivisht edhe në vendin tonë është injektuar në mosha mbi 18 vjeç. Përfaqësuesi i kompanisë tha në një intervistë për televizionin shtetëror kinez se u takon vendeve që të vendosin për injektimin e dozave tek të miturit.
Ai shtoi se moshat e vogla kanë përparësi më të ulët vaksinimi se të rriturit për shkak të rreziqeve që paraqet infektimi sidomos te të moshuarit. Rezultatet e efikasitetit të vaksinës sinovak kanë treguar se ajo parandalon simptomat e rënda dhe 100% shtrimin në spital.
Kreu i Sinovac tha se kompania është në gjendje të prodhojë 2 miliardë doza këtë vit për të përmbushur kërkesat nga mbarë bota.