Gjatë dy ditëve në vijim, përkatësisht me 29 dhe me 30 qershor të gjithë të rinjtë e moshës + 18 vjeç mund të vaksinohen anti Covid.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije lajmin dy ditë më parë, ndërkohë dhe këtë të hënë ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë të vaksinohen që të aplikojnë në e-Albania.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00.
“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më ? 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00” shkruan Manastirliu.